Site icon Telegrafi

Milani eliminon SPAL-in nga Kupa e Italisë dhe kalon në çerekfinale

Milan vs SPAL (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani e ka eliminuar SPAL-in nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Pas vetëm 20 minutash lojë në San Siro, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek, që u shërbye mjaftë mirë nga Ismael Bennacer.

Milani arriti ta dyfishonte rezultatin me anë të Samuel Castillejos (44’), derisa sulmuesi polak ishte tani në rolin e asistuesit.

Milan vs SPAL (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej dy golave për ‘Djajtë’, derisa e dyta solli vetëm një gol.

Theo Hernandez arriti që të futej në listën e realizatorëve, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 66-të.

Milani kishte edhe disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke marrë një fitore të pastër prej 3-0. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yO0WTMvJffs

https://www.youtube.com/watch?v=rZI0KD_DAUA

https://www.youtube.com/watch?v=nSrxP2UwQLU

Exit mobile version