Mikel Arteta beson se Ronaldinho është lojtari i vetëm në histori i cili personalisht ka transformuar dy klube, në këtë rast Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.
Ronaldinho iu bashkua PSG-së nga ekipi brazilian Gremio në vitin 2011 dhe kaloi vetëm dy vite në Francë para se Barcelona të mposht Manchester Unitedin për transferimin e tij në verën e vitit 2003.
Brazilian shpejt arriti që ta vendosë veten në mesin e lojtarëve më të mirë në botë pasi u transferua tek PSG-ja dhe më pas e ndihmoi Barcelonën të fitojë dy tituj të La Ligës e po ashtu edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2006.
Arteta luajti përkrah Ronaldinhos tek PSG-ja dhe trajneri i Arsenalit beson se ish-bashkëlojtari i tij është lojtari i vetëm që ka pasur një ndikim kaq të madh në dy klube të mëdha.
“Ai ishte një talent i madh. Ai është futbollisti i vetëm që kam parë në histori që mund t’i transformojë vetvetiu dy klube”.
“Ai e bëri në Paris, i transformoi ata, më pas shkoi tek Barcelona në një prej momenteve të tyre më të këqija dhe i transformoi ata”.
“Ai kishte një energji, një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ishte e pamundur të jesh pranë tij dhe të ishe në një disponim të keq”, ka thënë Arteta./Telegrafi/