Site icon Telegrafi

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Një objektiv i ri për Arsenalin është zbuluar pasi Mikel Arteta po shtyn drejtuesit e klubit që të bëjnë një ofertë të madhe për ta transferuar yllin e Milanit, Tijjani Reijnders.

‘Topçinjtë’ kanë bërë disa lëvizje gjatë afatit kalimtar veror teksa synimi i tyre është që ta fitojnë Ligën Premier për herë të parë që nga 2004.

Huazimi i David Rayas nga Brentfordi u shndërrua në një lëvizje të përhershme, teksa mbrojtësi Riccardo Calafiori dhe mesfushori Mikel Merino u transferuan nga Bologna dhe Real Sociedadi respektivisht.

Duke hyrë drejt fundit të afatit kalimtar veror që lamë pas, Arsenali u fut në tregun e lojtarëve të lirë duke transferuar portierin Neto nga Bournemouth dhe Raheem Sterling nga Chelsea.

Lexo po ashtu Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha për talentin anglez

Sidoqoftë, duket se klubi anglez është i vendosur që të jetë sërish aktiv gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Arsenali ka vënë në shënjestër mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, pasi Arteta thuhet se është i impresionuar me energjinë që shfaq ai në fushë.

26-vjeçari ka qenë pjesë e ‘Rossonerëve’ që nga vera e 2023 dhe ka kontratë me ta deri në qershor të 2028.

Reijnders deri më tani ka shënuar gjashtë gola në 65 ndeshje për Milanin teksa rrjetën e ka gjetur po ashtu në tri raste edhe me Holandën, pasi bëri debutimin me ‘Tulipanët’ në qershor të 2023./Telegrafi/

Exit mobile version