Site icon Telegrafi

Mikel Arteta shqetëson tifozët e Arsenalit me deklaratën e tij për lëndimin e Bukayo Sakas

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim shqetësues sa i përket Bukayo Sakas pasi sulmuesi anglez u largua i lënduar në fitoren e tyre me rezultat 5-1 ndaj Crystal Palace.

Ekipi i Artetas u rikthye në pozitën e tretë në Ligën Premier falë dy golave nga Gabriel Jesus dhe të tjerët që u shënuan nga Kai Havertz, Gabriel Martinelli dhe Declan Rice.

Jesus shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier që nga muaj janar, teksa kishte shënuar het-trik në mesjavë ndaj të njëjtit kundërshtar në Carabao Cup.

Rezultati përfundimtar i takimit do ta gëzojë Artetan, ani pse ai ka mbetur i shqetësuar pas lëndimit i cili e detyroi Sakan të largohej nga loja në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Arsenali mbetet hije e Liverpoolit dhe Chelseat me fitoren ndaj Crystal Palaces

Reprezentuesi anglez duket se ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring, që mund të jetë një përsëritje e lëndimit që pati në tetor me Anglinë.

Sidoqoftë, komenti që dha Arteta pas ndeshjes jep shenja se lëndimi kësaj radhe mund të jetë më serioz.

“Ai ka ndjerë diçka në hamstring. Gjendja e tij duhet të vlerësohet, ai nuk mund të vazhdonte. Shumë i shqetësuar për këtë”, ka thënë Arteta.

Saka u pa duke u larguar nga ‘Selhurst Park’ me paterica në atë që mund të jetë një lajm shumë i keq për tifozët e këtij klubi./Telegrafi/

Exit mobile version