Më shumë se 3,000 njerëzve u janë dhënë dy orë kohë për të lënë shtëpitë e tyre pasi një bombë e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore u gjet në një kopsht.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pajisja e pashpërthyer u zbulua në zonën Keyham të Plymouth, Angli, të martën në mëngjes, duke nxitur ditë të tëra hetimesh nga ekspertët e bombave mbi mënyrën më të mirë për t’u marrë me të.
Dhe të premten ata vendosën që bomba 500 kg do të dërgohej përgjatë një rruge të rrethuar përmes Plymouth, do të hipej në një anije dhe do të hidhej në det.
Këshilli i Qytetit të Plymouth njoftoi në mesditë se kushdo që jeton brenda 300 metrash nga zona, duhet të evakuohen dhe të qëndrojnë larg për rreth disa orë.
Një alarm u dërgua në telefonat e njerëzve duke përdorur sistemin e alarmit të urgjencës së qeverisë, i cili u testua në nivel kombëtar dhe u vendos drejtpërdrejt në prill të vitit të kaluar.
Mendohet se ky është incidenti i parë në jetën reale në të cilin sistemi është përdorur.
Residents in Plymouth will be receiving an emergency alert using the Government alert system.
If you live in the extended cordon required to move the bomb please follow Police advice to evacuate during the move of the bomb. Details on the alert? pic.twitter.com/uFq18dXzzT
— Luke Pollard MP (@LukePollard) February 23, 2024
Përveç evakuimit të banorëve, trenat dhe tragetet në Plymouth janë pezulluar dhe autobusët janë duke u devijuar.
Këshilli tha se do t’i mbajë banorët të përditësuar dhe do të njoftojë kur zona të rihapet. /Telegrafi/