Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, prej shumë vitesh është e martuar me bashkëshortin e saj, njëherësh këngëtarin dhe prezantuesin Naim Abazi.
Të njëjtit janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare, të cilat kanë ndërtuar një jetë të lumtur dhe se tashmë kanë vetëm një djalë të quajtur, Plator.
Mihrija së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “E ardhmja është vajzë”, ku ka folur për vështirësitë me të cilat është përballur në jetë.
Ajo po ashtu me lot në sy ka rrëfyer sëmundjen e bashkëshortit, duke treguar se në vitin 1996 fitoi betejën me tumorin.
“Në vitin 1996 dikund nga fundi i shtatorit përderisa po mendonim se gjithçka ishte në rregull në jetën tonë, edhe Platori mbushi një vjet. Dhe një ditë Naimi u zgjua në mëngjes dhe tha se urgjentisht duhet të shkojmë në spital se diçka nuk është mirë me mua, edhe unë ashtu si shumë e re, shumë e fokusume pas Platorit se kishte fazën që po ecte, i thashë që nuk mundet me qenë diçka serioze, a duhet të vij edhe unë me ju te mjeku?”.
“Kur shkoi te mjeku, ata i thanë se duhet të bëj një ndërhyrje, kur erdhi në shtëpi më tregoi se nesër duhet të bënte një intervenim. Ishtë një periudhë kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave, duke i thënë vetes që jo jo jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë, sidoqoftë e kisha afër edhe nënën e Naimit që po e mbanim njëra-tjetrën, më pas na treguan se mirë është”, ka thënë mes tjerash Braha.
Artistja e mirënjohur shton se ishte një periudhë shumë e vështirë, pasi njëherësh po luante dy role si një grua e fortë para Naimit dhe ajo që qante tërë kohën në një pjesë të shtëpisë. /Telegrafi/