Këngëtarja e njohur e skenës, Mihrije Braha, së fundmi është rikthyer për publikun me këngën “Kollaj”.
Mihrija ka qenë e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ku ka folur për këtë projekt dhe shumëçka tjetër për muzikën.
Duke folur për projektin, ajo thotë se për dy orë e gjysmë, videoklipi është përfunduar i tëri sa i përket xhirimit, përcjell Telegrafi.
Këngëtarja ka hedhur edhe kritika ndaj artistëve të rinj pasi sipas saj nuk janë shumë të përgjegjshëm.
“Nuk kam shumë kohë t’i përcjellë artistët e rinj”.
Nga artistët e rinj që televizioni i ka shfaqur në ekran Mihrija asnjërin nga ta nuk ka rritur t’i njoh.
Të fundin që ja kanë prezantuar ishte Rina Balaj, por këngëtarja veterane nuk e kishte as idenë kush ishte.
Kur moderatorja i tregon se ishte Rina Balaj, Mihrija është përgjigjur:
“A nuk pate punë tjetër po të më shfaqësh bash këto të rejat që asnjë këngë ende nuk e kanë incizuar”, deklaroi duke qeshur Mihrije Braha.
Autorja e shumë hiteve, thotë se nuk do të ngutet me projekte të reja pasi dëshiron që kënga e re të promovohet një kohë./Telegrafi/