Site icon Telegrafi

Mihrije Braha: Jam femër e kompletuar dhe goxha inteligjente

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, nuk është treguar fare modeste së fundmi.

Në paraqitjen e saj më të fundit televizive, këngëtarja ka deklaruar se ajo ka pasur në plan të bëhet mjeke ose pedagoge nëse nuk do të ishte këngëtare.

Ajo zbuloi sekretin se nuk mban mend gjërat, madje nuk i mban mend as “fjalëkalimet” e llogarive të saj sociale.

Mihrije Braha tha më pas se ajo e konsideron veten të kompletuar dhe inteligjente, përpos që duket bukur.

Mihrije Braha prej kohësh është e përfshirë jo vetëm në muzikë, por edhe në biznes.

Në Instagram ajo vazhdimisht vazhdon të postojë foto ku duket bukur.

Ndërkaq, së shpejti priten edhe projekte të reja muzikore prej saj. /Telegrafi/

https://youtu.be/4wIHMI5ehZM

Exit mobile version