Këngëtarja Mihrije Braha duket se i ka marrë shumë seriozisht Këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ajo ka treguar se përgjatë gjithë muajve të karantinës ka qëndruar e izoluar në banesën e saj në Prishtinë, duke shmangur çdo dalje përveç atyre kur ishte e nevojshme për të shkuar në market.
Braha ndërkohë po shfrytëzon rrjetet sociale që të shtrijë ndikimin te fansat e saj, për t’i sensibilizuar ata rreth kujdesit që duhet pasur ndaj COVID-19.
Mirëpo në postimin e fundit, ajo ka bërë një gjest të çuditshëm, duke u fotografuar me dezinfektues teksa ushqehet.
“Kujdes po, panik jo”, shkroi këngëtarja nga Mitrovica në mbishkrimin e fotografisë.
Ky postim u pa në mënyrë të çuditshme edhe nga ana e ndjekësve të saj, të cilët komentonin me habi faktin se çfarë mesazhi ka dashur të transmetoj këngëtarja në një fotografi duke dezinfektuar ushqimin – e që teknikisht një gjë e tillë është palogjikshme. /Telegrafi/