Site icon Telegrafi

Mihajlovic e largon Ajetin nga Torino, futbollisti merr vendimin e klubit

Arlind Ajeti do t’i japë lamtumirën Torinos në fund të këtij sezoni, për të mos u kthyer më te ky klub i Serisë A.

Shkak është bërë vendimi i trajnerit Sinisha Mihajlovic, i cili ka bërë të qartë se nuk e do më futbollistin shqiptar në radhët e klubit të tij.

Torino finalizoi blerjen e brazilianit Lianko dhe duket se është i kënaqur me formën e tij, ndaj ka vendosur ta mbajë 20-vjeçarin në ekip.

Njëkohësisht, edhe Kevin Bonifazi do të kthehet nga huazimi te SPAL, ndaj sipas trajnerit serb, për Ajetin nuk planifikohet të ketë më hapësira në klub.

Si rrjedhojë, i është bërë e ditur presidenti Cairo se mbrojtësi shqiptar nuk duhet mbajtur më në klub dhe bashkëpunëtorë të numrit 1 të Tornos mësohet se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Ajetit, shkruan panoramasport.

Sipas mediave italiane, në qershor pritet të finalizohet largimi i futbollistit shqiptar, që mund të bëhet për një shifër jo shumë të lartë, meqë Torino e siguroi atë me parametër zero në verën e sezonit të kaluar.

Exit mobile version