Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përmes një konference për shtyp paralajmëroi fillimin e rikonstruktohen të dy objekteve jetike për qytetarët, Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” dhe Aeroportin “Shën Apostull Pavle” në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shëndetësia, më duhet të përmend, ishte një nga fushat më të lënë pas dore, ku neglizhenca e vazhdueshme e qeverisë së mëparshme çoi në shembjen e spitaleve dhe objekteve tashmë të rrënuara. Këtu më duhet të bëj nderime për një pjesë të madhe të stafit të përkushtuar shëndetësor, të cilët edhe në kushte të tilla vazhduan të punojnë me përkushtim dhe në disa kushte nën standarde dhanë maksimumin.
Në fund dëshiroj të falënderoj zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski, ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe drejtorin e Spitalit 8 Shtator, Sinisha Stojanoski për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre projekteve.
Në përgjithësi, këto janë investime dhe projekte madhore për objekte të një rëndësie thelbësore për vendin tonë. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve, krijimin e vlerës së shtuar dhe luftën për një jetë më të mirë të qytetarëve. Është e rëndësishme të dini se ne duhet të ecim përpara dhe Maqedonia do të jetë sërish e juaja”, tha Mickoski./Telegrafi/