Site icon Telegrafi

Mickoski pas takimit me Orban: Konfirmojmë aleancën tonë strategjike

Kryeministri Hristijan Mickoski këtë mëngjes ka realizuar takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili dje mbërriti për vizitë zyrtare në vend.

“Kisha takim të frytshëm dhe miqësor me homologun hungarez Orban Viktor. Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Hungaria në të kaluarën ishte një nga partnerët tanë të parë i cili i njeh aspiratat e Maqedonisë për pavarësi dhe sovranitet. Vite më parë, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona po thellohen, ndërsa takimet tona vetëm po e konfirmojnë aleancën tonë strategjike. Hungaria nuk është vetëm partneri jonë në skenën evropiane, por edhe shembull për atë si një vend mund me sukses të balansojë sovranitetin kombëtar me integrimin global”, ka shkruar Mickoski në “Fejsbuk”.

Në Ohër sot do të mbahet edhe seanca ndërqeveritare ku priten dy kryeministrat të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Exit mobile version