Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM deklaroi se “të gjithë ata që mendojnë se në OBRM-PDUKM ka ndonjë përçarje apo ndonjë mosmarrëveshje gënjehen. Mund t’i zhgënjej, jo vetëm që nuk ka përçarje, por partia është e vetme dhe në periudhën që vijon vazhdon t’i prezantojë politikat e saja”.
Në koment për qëndrimin e disa bashkëpartiakëve se nuk është mirë të ketë bojkot në referendumin e 30 shtatorit, Mickoski në intervistë për Kanal 5 tha se ajo është qëndrim pricipiel, i sinqertë dhe i ndershëm duke përsëritur thirrje drejt anëtarësisë dhe qytetarëve që të vendosin sipas bindjes së tyre personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nënkryetari Mitko Jançev, ish-funskionar i lartë i partisë Nikolla Todorov… dolën me qëndrim të tyre personal i cili është në pajtueshmëri me qëndrimin e partisë. Unë në një emision thash se qëndrimi partiak është një shumësi dhe në të përfshin shumë shumësi, kështu që shumësia jonë e madhe i kap të gjithë qytetarët që më 30 shtator do të veprojnë në mënyrë se si do të veprojnë, do të abstenojnë, do të dalin dhe votojnë kështu apo ashtu apo si Todorovi i cili do ta bëj fletën të pavlefshme, tha Mickoski.
Ai shtoi se në Ligjin për referendum qartësisht qëndron se çfarë është proces i suksesshëm në referendum se çfarë nuk është, i cili, vlerësoi se udhëhiqet në mënyrë katastrofale dhe me mesazhe manipuluese dhe të gabuara.
I pyetur se a pret që 28 deputetët tjerë të ndjekin shembullin e 20 deputetëve që u deklaruan se nuk do të votojnë ndryshime kushtetuese, Mickoski tha se pret që më 30 shtator qytetarët, pa dallim a janë deputetë, artisë, amvise, mjekë, avokatë, inxhinierë,,, shqiptarë, maqedonas, romë turq, vlleh, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare demokratike apo të vendosin të abstenojnë.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Mickoski përsëriti se qëndrimin e tij personal do të dihet më 30 shtator./Telegrafi/