Telegrafi

Mickoski në takim me Sobotka: Qeveria po keqpërdor institucionet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, bashkërisht me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Vllatko Gjorçev realizuan takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Woflgang Sobotka.

Sipas kumtesës së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, në takim u bisedua për shumë tema të rëndësishme për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Mickoski në takim e informoi bashkëbiseduesin e tij për përndjekjen politike që e zbaton Qeveria, përmes rasteve të montuara dhe keqpërdorimin e institucioneve”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ato shtojnë se Mickoski ka cekur sjelljen e Qeverisë ndaj kundërshtarëve politik që është larg nga vlerat evropiane dhe perëndimore duke cekur gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Maqedonisë si rezultat i Qeverisë, siç thonë ata, të paftë.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për prioritetet në reforma që janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO./Telegrafi/