Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në fjalimin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, i bëri thirrje opozitës të bashkohet.
Ai tha se vlerësimet dramatike janë se ky vend do të zhduket pas 70 vitesh dhe deri në vitin 2050 do të ketë 400 mijë njerëz më pak në vend.
“Vlerësimet thonë se ne jemi në rrugë të mbarë për t’u zhdukur pas 70 vitesh dhe deri në vitin 2050 do të ketë 400,000 njerëz më pak në vend. A e dini se çfarë do të thotë?”, tha Mickoski.
Pastaj tha se duhet të ketë bashkim për atdheun tonë të vetëm.
“Të bashkohemi se atdhe tjetër nuk kemi. Prandaj u them se do të pranojmë çdo sugjerim tuajin konstruktiv. Nuk mund të mos komentoj ligjin që e shpallin për pagën minimale 27 mijë denarë. Dhe ata kishin shtatë vjet mundësi për këtë. Unë them se kjo është koha në të cilën do të dihet nëse nuk do të jetë apo jo. Koha nuk punon më për ne”, tha Mickoski./Telegrafi/