Site icon Telegrafi

Michelle Pfeiffer shpërndan një imazh pa grim, sikur nuk plaket

(Foto: Instagram/michellepfeifferofficial)

Michelle Pfeiffer ka shpërndarë një fotografi të sajën, në të cilën ka pozuar pa grim për të shënuar një arritje të madhe në Instagram.

Aktorja e famshme arriti tre milionë ndjekës në këtë rrjet social dhe vendosi ta festonte duke shpërndarë një imazh të rastësishëm për t’i falënderuar fansat e saj.

“Tre milionë ndjekës. Faleminderit të gjithëve që po shoqëroheni me mua këtu”, është përshkrimi i fotografisë.

(Foto: Instagram/michellepfeifferofficial)

Miqtë dhe fansat iu bashkuan me shpejtësi në festë duke vlerësuar bukurinë dhe talentin e saj. Aktorja Selma Blair e kujtoi me dashuri shfaqjen e saj për herë të parë në internet dhe i tha se ishte “ar i pastër”. Krahas lëvdatave të shumta, kolegët dhe fansat e kanë uruar për pamjen e saj në moshën 65 vjeçare, e cila duket “sikur nuk plaket”.

Lexo po ashtu ‘Plakja nuk po e arrin’ – Pfeiffer rrezaton elegancë edhe në dekadën e shtatë të jetës

Aktorja ka treguar më parë se si e ka ruajtur linjën e hollë trupore gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo tregon se përveç ushqimit të duhur, është e nevojshme të ushtroheni dhe të keni gjumë cilësor, e në veçanti ka renditur pesë shprehi ushqimore që i zbaton çdo ditë.

Mes tjerash, ka veçuar konsumimin e piperit të kuq dhe peshkut dhe gjithashtu zbuloi se nuk e anashkalon mëngjesin, kontrollon marrjen e alkoolit dhe ka vakte të ekuilibruara. /Telegrafi/

Exit mobile version