Michael Owen ka thënë se kjo lojë e Barcelonës, nuk i ngjanë atij në atë që e ka parë në vitet e kaluara edhe pse e eliminoi nga Liga e Kampionëve mbrëmë Napolin me rezultat të përgjithshëm 4-2 në 1/8 e finales.
Skuadra katalunase po kalon nëpër një krizë si grup nën urdhëratë e Quique Setien, me këtë të fundit që nuk e ka të ardhmen e sigurt.
Në çerekfinale, Blaugranasit do të takohen me Bayern Munichun dhe në rast të eliminimit, trajneri do të shkarkohej menjëherë.
Por, Owen mendon se skuadrën katalunase po e ndjek në fat ogurzi dhe janë një skuadër që po tentojnë të rindërtohen.
“Kur ju i shikoni goditjet në portë, shumica prej tyre janë jashtë. Barcelona duket si një skuadër që nuk mund të shkojë deri në finale”, ka thënë ai.
“Barcelona ka shumë lojtarë të talentuar, mirëpo ata janë të moshuar. Nuk ka shumë hapësira në sulm, duket sikurse janë të demotivuar”.
“ Mua nuk më duken sikurse Barcelona. Në vitet e ardhshme, ata do të shpresojnë të jenë rindërtuar edhe pse do të jetë shumë e vështirë”, ka shtuar më tej Owen.
Barcelona do të takohet në çerekfinale meBayern Munichun, me Bavarezët që janë në formë të lartë, fal Robert Lewandowskit dhe Serge Gnabryt. /Telegrafi/