Site icon Telegrafi

MI: Të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për Telegrafin ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel vendi është e mirë dhe nuk ka vështirësi në qarkullim.

“Aktualisht nga të dhënat që kemi nga terreni, gjendja e rrugëve momentalisht në nivel vendi është e mirë dhe nuk ka vështirësi në qarkullim. Nuk ka pengesa në qarkullim në ndonjë pjesë të Kosovës”, tha për Telegrafin, Kadriu. /Telegrafi/

Exit mobile version