Lexoni me kujdes tekstin
Varësia nga interneti është bërë aq e përhapur saqë klinika të shërimit po hapen në mbarë botën.
Ekspertët nga e gjithë bota kanë bashkuar forcat në kërkim të një zgjidhjeje për këtë problem, por ende nuk kanë dalë me një formulë magjike.
Sugjerimi më i mirë erdhi nga Kolegji Australian i Pediatrisë, transmeton Telegrafi.
Ekspertët e këtij institucioni mendojnë se fëmijët nuk duhet të njihen me pajisjet e internetit para moshës trevjeçare.
Edhe pas kësaj periudhe, duhet të ketë një kufi maksimal prej një ore në ditë.
Ata në fakt sugjerojnë rregullin 3-6-9-12, si një model i përdorimit të shëndetshëm të formave moderne të komunikimit. Ja çfarë do të thotë:
▪ Nuk ka përdorim të kompjuterit apo telefonit deri në moshën trevjeçare.
▪ Nuk ka internet deri në moshën 6 vjeç.
▪ Ndalohet luajtja e lojërave para moshës 9-vjeçare.
▪ Mos i lejoni të hyjnë në rrjetet sociale para moshës 12-vjeçare.
/Telegrafi/