Për shumicën prej nesh, një nga pjesët më të vështira në bërjen e make-upit është aplikimi i hijes.
Pavarësisht se e nisim mirë, shpesh ndodh të mos e arrijmë rezultatin e dëshiruar duke dështuar kështu në shkrirjen e produktit.
Megjithatë, siç duket ekziston një metodë me lugë që mund të jap për ju rezultatin që ju dëshironi.
Këtë metodë e demonstroi një influencere në TikTok që ndan këshilla të shumta për make-up.
@nadina_ioana Would you try this makeup hack? 🥄 | #spoontricks#makeuphackstutorial#makeuphacksforbeginners#makeuptipsandtricks#makeuptricks#cutcreasemakeup#cutcreasetutorial ♬ Femme Like U (feat. Emma Peters) – Monaldin
Ajo bëri një hije të guximshme me së paku katër nuanca.
Influencerja përdori lugën në dy raste, fillimisht për të vendosur një llajner të shkrirë dhe në pjesën tjetër për të vendosur hije ngjyrë rozë në pjesën e sipërme të syrit.
Pjesën e zbrazët të kapakut e mbushi me një korrektor e më pas e nënvizoi më shumë pjesën e llajnerit. /Telegrafi/