Muajt e dimrit paraqesin një sërë sfidash unike, si zgjimi para lindjes së diellit, ruajtja e niveleve të vitaminës D dhe parandalimi i ngrirjes së makinave gjatë natës.
Me temperaturat e ulëta, edhe detyrat e thjeshta shtëpiake si tharja e rrobave mund të bëhen të frikshme.
Një eksperte e njohur si Sarah Dempsey ka ndarë një metodë të shpejtë për të cilën thotë se nuk do të hargjoni para për tharjen e rrobave apo të përdorni nxehtësi.
Metoda ma e shpejtë pohon ekspertja është thjesht të varni rrobat tuaja jashtë për t’u tharë, edhe nëse tingëllon jokonvencionale.
Dempsey e pranon se kjo mund të mos jetë e realizueshme në disa ditë, por thekson se fluksi i mirë i ajrit është po aq vendimtar sa nxehtësia dhe rrezet e diellit për tharjen.
“Lagështia e lartë mund të ngadalësojë kohën e tharjes, kështu që rrobat tuaja mund të thahen më shpejt në një ditë të ftohtë dhe të thatë sesa në një ditë të nxehtë dhe të lagësht. Era mund të ndihmojë në përshpejtimin e mëtejshëm të kohës së tharjes dhe të ndihmojë në heqjen e rrudhave”, shpjegon ajo.