Toka goditet nga më shumë se tre milionë vetëtima në ditë, por një që ka shkrepur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, mendohet të jetë më e gjata ndonjëherë.
Në vitin 2007, në këtë vend ka rënë një rrufe që është shtrirë 321 kilometra në vijë horizontale, transmeton Telegrafi.
Kjo mendohet të jetë më e gjata ndonjëherë, prej se ka filluar të regjistrohet ky aktivitet.
Në anën tjetër, në Francë besohet se ka rënë një vetëtimë që ka pasur kohëzgjatjen më të madhe.
Në vitin 2012, në pjesën jugore e këtij shteti, qielli është ndriçuar për 7.74 sekonda nga një shkrepje e vetme.
Ekspertët nga ‘Organizata Botërore e Meteorologjisë’ pretendojnë se këto janë rekordet e deritanishme, sa i përket këtij fenomeni. /Telegrafi/