Meta është goditur me një gjobë prej 390 milionë eurosh nga rregullatorët pasi detyroi përdoruesit të pranojnë reklamat e personalizuara.
Dënimi është dhënë nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, i cili tha se gjiganti i mediave sociale kishte shkelur rregullat e privatësisë së BE-së, transmeton Telegrafi.
Përveç gjobës së madhe, kompanisë Meta iu është ndaluar gjithashtu të detyrojë përdoruesit të regjistrohen në reklama të tilla.
Promovimet bazohen në aktivitetin e dikujt në internet, duke i lejuar reklamuesit të synojnë ata që mund të jenë të interesuar për produktet dhe shërbimet e tyre.
Meta, i njohur më parë si Facebook, ka thënë se do të apelojë gjobën dhe përmbajtjen e vetë vendimit.
Kompania shtoi se vendimi nuk do të parandalonte reklamimin e synuar ose të personalizuar në platformat e tij, të cilat përfshijnë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.
“Vendimet kanë të bëjnë vetëm me atë bazë ligjore që përdor Meta kur ofron reklama të caktuara”, tha një zëdhënës. /Telegrafi/