Site icon Telegrafi

Meta do të ndaloj qasjen në lajmeve për kanadezët nëse miratohet “Akti i Lajmeve Online”

Meta Platforms Inc, kompania mëmë e Facebook, të shtunën tha se do t’i jepte fund disponueshmërisë së përmbajtjes së lajmeve për kanadezët në platformat e saj nëse Akti i Lajmeve Online miratohet në formën e tij aktuale.

“Akti i lajmeve në internet”, ose projektligji C-18 i Dhomës së Komunave, i prezantuar në prill të vitit të kaluar përcaktoi rregulla për të detyruar platformat si Meta dhe Google, e cila është nën pronësi të Alphabet Inc, të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e tyre.

“Një kuadër legjislativ që na detyron të paguajmë për lidhjet ose përmbajtjet që nuk postojmë dhe që nuk janë arsyeja pse shumica dërrmuese e njerëzve përdorin platformat tona, nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”, tha një zëdhënës i Meta si arsye për të pezulluar qasjen e lajmeve në vend, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e Metës vjen pasi Google muajin e kaluar filloi testimin e censurës së kufizuar të lajmeve si një përgjigje e mundshme ndaj projektligjit.

Lexo po ashtu Parlamenti i Kanadasë merr në pyetje drejtuesit e Google në lidhje me testimin e bllokimit të lajmeve

Industria e mediave kanadeze të lajmeve i ka kërkuar qeverisë për më shumë rregullime të kompanive të teknologjisë për të lejuar industrinë të rikuperojë humbjet financiare që ka pësuar gjatë viteve pasi gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta fitojnë vazhdimisht një pjesë më të madhe të tregut të reklamave.

Reuters e parashtroi një kërkesë në lidhje me lëvizjen e Meta për ndalimin e qasjes në lajme në këtë vend, por që Departamenti i Trashëgimisë Kanadeze nuk u përgjigj. Vitin e kaluar Facebook ngriti shqetësimi mbi projektligjin dhe paralajmëroi se mund të detyrohet që të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version