Site icon Telegrafi

Meta merr edhe një hap tjetër në rivalitetin me X – së shpejti pritet ta lansojë platformën e saj Threads edhe në ueb

Meta pritet që së shpejti ta lansojë ueb versionin e platformës së saj të re të rrjeteve sociale Threads, duke shpresuar që të fitojë avantazh ndaj X – ish-Twitter – pasi numri i përdoruesve të saj filloi të bie.

Versioni i shumëpritur i uebit do t’i bëjë Threads më të dobishëm për përdoruesit e fuqishëm si markat, llogaritë e kompanive, reklamuesit dhe gazetarët.

Meta nuk dha ndonjë datë rreth lansimit, por Adam Mosseri, kreu i Instagram, tha se kjo mund të ndodhë së shpejti, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Jemi afër lansimit të versionit ueb”, shkroi Mosseri në një postim në Threads të premten.

Ndërsa duke u bazuar në një raport të Wall Street Journal, lansimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Threads, e cila u lansua si një aplikacion në Android dhe iOS me 5 korrik dhe mblodhi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë, pati një rënie të popullaritetit teksa përdoruesit iu rikthyen platformës X pas një nxitimi në provimin e ofertës së re të Meta-s.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacioni të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/

Exit mobile version