Pas tridentit të sulmit apo tresheve të njohura si REM, MSN dhe MSD, Barcelona tani ka një sulm të ri të frikshëm në radhët e tyre. Sulmi MSG – që përbëhet nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, të cilët formojnë një vijë sulmi të aftë për të ndihmuar katalunasit që t’i shënojnë 100 gola në sezonin e ri.
Mbetet për t’u parë nëse Neymar do të kthehet në Camp Nou këtë verë, ndërsa Ousmane Dembele gjithashtu përballet me pasiguri. Ndërkohë, Philippe Coutinho ka të hapura dyert që të largohet.
Çfarëdo që ndodh nga këtu, tre të parët [MSG] mund të shënojnë 100 gola këtë sezon.
Në 2018/19 ata kombinuan plot 97 gola, në 2017/18 ata shënuan 105, ndërsa në 2016/17 shënuan 117. Por, sezoni më i mirë që ata kanë gëzuar erdhi në sezonin 2015/16, kur Messi shënoi 41, Suarez 59 dhe Griezmann 32, duke shënuar gjithsej 132 gola.
Paraqitja e tyre në të njëjtën fushë së bashku është diçka që nuk është parë më parë dhe Ernesto Valverde do të duhet të gjejë një mënyrë për ta bërë atë punë.
Vetëm në La Liga, nëse ata gjejnë sistemin e duhur, ata mund të kapin 80 gola, të cilat në sezonin 2018/19 do të kishin më shumë gola se çdo skuadër tjetër përveç Barcelonës.
Rekordi mbahet nga MSN
131 gola u arritën në sezonin 2015/16 – me Neymarin që shtoi 31 gola duke thyer totalin e treshes sulmuese të Real Madridit nga sezonin 2011/12 ku shënuan 118.
Messi, nga ana tjetër, ka arritur 100 gola dy herë më parë, por me shokë të ndryshëm.
Në sezonin 2011/12 ai e bëri atë me Alexis Sanchez dhe Cesc Fabregas, ku shënuan 103 gola, 73 nga Messi, ndërsa në sezonin 2008/09 ai e bëri atë me Samuel Eto’o dhe Thierry Henry duke shënuan 100 gola, ku 38 erdhën nga numri 10. /Telegrafi/