Argjentina ka arritur ta fitoj sërish Kupën e Amerikës, për herë të 16-të në histori të saj.
Kampioni aktual i botës ka mposhtur në finalen e madhe Kolumbinë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez tetë minuta para fundit të kohës shtesë.
Megjithatë argjentinasit u frikësuan se mund ta humbasin këtë finale, kur në minutën e 66-të lojtari më i mirë në botë Lionel Messi pësoi një lëndim.
Messi nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen dhe u detyrua të zëvendësohej nga trajneri Lionel Scaloni.
Kamerat e kapën gjeniun argjentinas në bankën rezervë duke qarë jashtëzakonisht shumë.
Lionel Messi was emotional after subbing off with an injury in the Copa América final 💔 pic.twitter.com/K0sM2oXwCW
— ESPN FC (@ESPNFC) July 15, 2024
U fokusua edhe këmba e tij e cila ishte e ënjtur derisa Leandro Paredes i qëndronte afër për ta qetësuar kapitenin e tij.
Gjithsesi fundi ishte i lumtur, pasi Argjentina fitoi trofeun dhe Messi me shok arritën ta mbronin triumfin e tre viteve më parë. /Telegrafi/
Lionel Messi in tears after being subbed out due to injury 💔 pic.twitter.com/gzZtbGmxLB
— Bő (@MutedBo) July 15, 2024