Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Argjentina mundi Kanadanë me rezultat 2-0 dhe siguroi vendin e saj në finale të Copa America, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Uruguait.
Golat në fitoren e kombëtares Albiceleste u shënuan nga Julian Alvarez dhe Lionel Messi, i cili shënoi golin e parë në këtë edicion të Copa America.
Megjithatë, goli i shënuar në ndeshjen ndaj Kanadasë do të thotë një rekord i ri për yllin argjentinas.
Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.
Lionel Messi broke a tie with Ali Daei to move to second on the list of men’s international scorers with a goal in the Copa America semifinal against Canada.
Only Cristiano Ronaldo has more goals in men’s international football.
More on Messi’s record ⤵️https://t.co/JhkcOYBX2d pic.twitter.com/W8DPJesfD5
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 10, 2024
Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm i Messit pas kalimit në finalen e Copa America.
Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Copa America dhe dy në Kupën e Botës.
Otro RÉCORD 😉
MESSI 🇦🇷 es, a partir de este momento, el jugador que más veces llevó a su selección a una FINAL en TODA la HISTORIA del fútbol
✅ Lionel llegó a 7 (5 en Copa América y 2 en Mundiales)
👉 Superó a jugadores como Cafú 🇧🇷 y Roberto Carlos 🇧🇷 que tienen 6.
* Será… pic.twitter.com/37fl585ZsK
— Gastón Trucco (@gastontr16) July 10, 2024
36-vjeçari ia kalon legjendave braziliane, Cafu dhe Roberto Carlos të cilët arritën secili nga gjashtë finale.
Ylli i Inter Miamit ka fituar dy nga gjashtë finalet e tij deri më tani dhe do të jetë i etur për të shtuar një trofe të tretë në kabinetin e tij të trofeve. /Telegrafi/