Site icon Telegrafi

Messi po dëshiron ta bëj Inter Miamin një fuqi, përveç Luis Suarezit po i transferon edhe dy shokë të tjerë të tij

Inter Miami është duke u bërë gati për tre transferime tjera të mëdha që janë ish futbollistë të Barcelonës.

Lionel Messi ishte futbollisti i parë që iu bashkua skuadrës amerikane, derisa rrugën e tij e ndoqën edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Në janar pritet që Inter Miamit t’i bashkohet edhe sulmuesi uruguaian Luis Suarez nga skuadra braziliane Gremio.

Lexo po ashtu “Messi ma ‘vodhi’ shtëpinë e ëndrrave – ai ofroi shumë më shumë se unë", rrëfimi i YouTuberit se si u mposht nga argjentinasi

Uruguaiani ka qenë i lidhur me një lëvizje në Florida gjashtë muaj më parë. Tani që kontrata e tij me Gremio përfundon, ai do të bashkohet me miqtë e tij të vjetër në Miami në një transferim të lirë këtë dimër.

Por Messi nuk po ndalet me kaq, pasi në vitin 2024 pritet t’i afrojë te Inter Miami edhe dy ish-shok skuadre me Barcelonën.

Fjala është për mbrojtësin spanjoll të Barcelonës, Sergi Roberto dhe mesfushorin kroat të Sevillës, Ivan Rakitic.

Të dy futbollistët kanë kontrata me klubet aktuale deri në verën e vitit 2024 dhe Inter Miamii po mundohet t’i bind për të nënshkruar me ta.

Sigurisht ndikimi i Messit është i madh te dy futbollistët dhe ai dëshiron t’i ketë në skuadër gjysmën e skuadrës nga sezoni 2014/15 kur Barcelona arriti të fitoj ‘tripletën’. /Telegrafi/

Exit mobile version