Gjithçka që po ndodh në Barcelonë në këtë moment po sillet rreth Lionel Messi. Vendimi i kapitenit për t’u larguar ka lënë në hije dhe ngadalësuar gjithçka tjetër që po vazhdonte në Camp Nou, por klubi po mundohet të punojë për rindërtimin e ekipit për edicionin 2020/21 që do të drejtohet nga Ronald Koeman.
14 lojtarë janë në treg këtë verë, dhjetë nga ata që janë nga skuadra e parë dhe katër që ishin në huazim, por pa vend të garantuar në ekip.
Shumë prej tyre ishin yje aq shumë sa ishin lojtarë të paprekshëm. Bazuar në vlerësimet e Transfermarkt, Barcelona ka një në shitje një ekip që vlen 332 milionë euro në treg aktualisht.
Sergi Roberto dhe Jordi Alba janë më të vlefshmit nga ata me 40 milionë euro secili, pasuar nga Samuel Umtiti (32), Sergio Busquets dhe Luis Suarez (28 secili) dhe Ivan Rakitic (20).
Suarez, Arturo Vidal dhe Rakitic kanë kontrata që skadojnë në vitin 2021, që do të thotë se nëse ata nuk do të shiten këtë sezon, mund të ikin pastaj falas dhe për këtë po mendohet të shiten më shifër më të ulët.
Katër nga 14 lojtarët që janë në shitje nuk i kushtuan klubit një cent – Carles Alena, Rafinha, Sergi Roberto dhe Busquets, ndërsa blerja e madhe ëshë Philippe Coutinho që kushtoi 120 milionë euro.
Pas brazilianit vijnë Umtiti (20 milionë euro), Junior Firpo (23), Vidal (19), Rakitic dhe Martin Braithwaite (18 secili) dhe Jordi Alba (14), në total 324 milionë euro.
Katalanasit kanë edhe një problem pasi jo të gjithë këta lojtarë duan të largohen nga klubi.
Sergi Roberto dhe Busquets kanë thënë tashmë që ata nuk do të largohen, ndërsa Jordi Alba është nën kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Junior Firpo sapo ka ardhur në klub.
Kontratat që janë afër skadimit si të Suarez, Vidal dhe Rakitic mund t’i shohin të largoheshin me lehtësi, ndërsa situata e Coutinho është plotësisht në ajër, pasi është e lidhur me largimin e Messit, që do të shtonte shanset e tij për të qëndruar.
Barcelona, me pak fjalë, janë në një rrëmujë.
Më shumë se gjysma e skuadrës së tyre është në shitje, por nëse Messi largohet, situata mund të ndryshojë për secilin. /Telegrafi/