Ylli argjentinas, Lionel Messi është gati të dalë në publik dhe të flasë për zhgënjimet e tij te Barcelona.
Sipas gazetës katalunase Sport, kapiteni i Barçës është i gatshëm të thyejë heshtjen e tij për këtë temë, por do të presë kohën dhe momentin e duhur për të shpjeguar arsyet e dëshirës për t’u larguar.
Deri më tani, Leo ka qëndruar i heshtur për vendimin e tij për t’u larguar, si dhe nuk iu është përgjigj komenteve nga trajneri Ronald Koeman, drejtori sportiv Ramon Planes dhe presidenti Josep Maria Bartomeu për të ardhmen e tij.
Vetë Bartomeu ka folur vetëm me Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, për situatën aktuale, ndërsa me sulmuesin nuk ka mundur të flasë.
Messi e di se ai duhet ta shpjegojë vendimin e tij për të gjithë tifozët në mbarë botën dhe veçanërisht për tifozët e klubit ku ai ka qenë që kur u bë 13 vjeç.
Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të presë për kohën e duhur për të zbuluar motivet e tij.
Ai do të ketë vetëm një mundësi për t’i përshkruar si duhet mendimet dhe arsyet e tij. /Telegrafi/