Lionel Messi e Neymar nuk mund të besonin se çfarë po ndodhte në takimin mes Brazilit dhe Argjentinës.
Kundërshtarë dhe bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain, por dyshja diskutonin në distancë veprimet e zyrtarëve të ndeshjes.
Katër lojtarë të Argjentinës, që luajnë në Ligën Premier, nuk ishin karantinuar me kohë, duke injoruar kështu rregullat ant-COVID.
Kjo bëri që ndeshja për kualifikimet në Kupën e Botës, mes Brazili dhe Argjentinës të suspendohet për një afat të pacaktuar deri më tani.
Takimi që filloi në ora 21:00 zgjati vetëm pesë minuta, pasi zyrtarët brazilianë u futën në fushë dhe nuk lejuan të zhvillohej takimi.
¿Qué se habrán dicho #Neymar y #Messi? 🧐🇧🇷🇦🇷
No hay respuestas incorrectas, sobrinos 👀🔥#NeymarJR #LionelMessi #Brasil #Argentina #CopaDelMundo #PSG #Futbol #Deportes pic.twitter.com/frP6yv64ac
— Caliente Sports (@calientesports) September 5, 2021
Messi dhe Neymar shikonin nga distanca, derisa e qeshura mes tyre u kap nga kamerat.
Dy yjet e PSG-së ndoshta kanë qeshur me këtë veprim amatoresk të zyrtarëve, pasi këto gjëra do duhej të zgjidheshin para se të niste takimi. /Telegrafi/
Mientras tanto, Messi y Neymar… (Foto: Nelson Almeida, AFP) pic.twitter.com/ljT7x9zfXy
— ElHuffPost Deportes (@HuffPostDeporte) September 5, 2021