Në një konferencë për shtyp, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alisson Becker do të jetë jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi në muskulin e kofshës.
Shpresa është që portieri numër 1 i Liverpoolit të kthehet në fushë për përballjen kundër Manchester United më 17 dhjetor.
Më poshtë keni listën e ndeshjeve që Liverpooli do t’i luajë pa portierin e tyre:
Kundër LASK (në shtëpi) — Liga e Evropës — 30 nëntor,
Kundër Fulham (në shtëpi) — Liga Premier — 3 dhjetor,
Kundër Sheffield United (si mysafir) — Liga Premier — 6 dhjetor,
Kundër Crystal Palace (si mysafir) — Liga Premier Liga — 9 dhjetor,
Kundër Union Saint-Gilloise (si mysafir) — Liga e Evropës — 14 dhjetor.
Ky nuk është padyshim orari më i frikshëm, por Alisson shpesh është thirrur të bëjë një ose dy pritje të klasit botëror edhe në ndeshje të tilla. Tani, presioni do të jetë mbi Caoimhin Kelleher për të dalë në krye dhe për të heshtur kritikët e tij. /Telegrafi/