Juventusi është ende në rrezik për të marrë një përjashtim nga garat e UEFA-s për një sezon, pavarësisht se ka negociuar një marrëveshje me FIGC-në, e cila ka siguruar që Bianconerët nuk do të marrin zbritje të mëtejshme pikësh në Serie A.
Gjyqi i dytë i FIGC që analizoi manovrat e pagave të Juventusit dhe marrëdhëniet me agjentët e lojtarëve dhe klubet e tjera u zhvillua të martën në mëngjes, me gjykatën që konfirmoi se klubi do të marrë një gjobë prej 718 mijë euro dhe nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme në dënimin prej -10 pikësh që morën më herët këtë muaj.
Megjithatë, Zonja e Vjetër është ende nën hetim nga UEFA për shkelje të Fair-play Financiar dhe nëse shpallet fajtore, mund të rrezikojë të marrë një dënim të rëndë financiar, ose përjashtim nga garat evropiane.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi në fakt është nën hetim nga qeverisja e futbollit evropian që nga 1 dhjetori dhe se rezultati i gjyqit të klubit me FIGC nuk ka asnjë efekt në procedurat e UEFA-s.
Duke qenë se raundet e “play-off”-it për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës do të fillojnë në gusht, UEFA pritet të japë vendimin e saj deri në mes të qershorit, i cili ka të ngjarë të pasohet nga një apel nga Juve, i cili, nga ana tjetër, mund të çojë në një çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Juventus negocioi një marrëveshje me UEFA-n për të paguar një gjobë prej 3.5 milionë euro, e ulur nga 23 milionë euro, por mund të detyrohet të paguajë pjesën e mbetur të kësaj shifre nëse klubi nuk është në gjendje të respektojë rregulloret e përcaktuara nga organi drejtues.
#Juve, non è finita: linea dura Uefa, il club rischia un anno di stop https://t.co/LuCkrh265i
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 30, 2023
Në skenarin më të keq për Juventusin, klubi gjithashtu mund të ndalohet të konkurrojë në garat e UEFA-s për një vit.
La Gazzetta dello Sport shkruan tutje se ekziston një ndjenjë e vërtetë që Juve është në rrezik të madh në Evropë, megjithëse UEFA do të ishte gati të negocionte një dënim të butë nëse bardhezinjtë largoheshin zyrtarisht nga Superliga Evropiane. /Telegrafi/