Site icon Telegrafi

Mësohen çiftet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës, spikat derbi i rivalëve të vjetër

Sot (e mërkurë) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, duke përcaktuar çiftet që do të përballen në këtë fazë të garës.

Kupa e Kosovës ka hyrë në fazat e nxehta pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë ekipe që synojnë trofeun.

Kështu, sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së ku janë mësuar edhe çiftet çerekfinale.

Ndeshja më interesante padyshim që pritet të zhvillohet në Gjakovë, ku rivalët e vjetër, Vëllaznimi dhe Prishtina luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

Përballje e fortë pritet të zhvillohet edhe mes dy ekipeve të Superligës së Kosovës, Malisheva dhe Llapi.

Në dy ndeshjet tjera do të luajnë Drenica-Ferizaj dhe Prishtina e Re-Drita, ku ekipet e Superligës për një nuancë janë më favorite.

Ndryshe, faza çerekfinale do të zhvillohen me vetëm një ndeshje dhe do të luhen me datë 26 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version