Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka vazhduar me paraqitje të mira te skuadra e tij zvicerane, Luzerni.
Luzerni është duke luajtur në udhëtim te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe mysafirët kanë gjetur golin e epërsisë në këtë udhëtim.
Është pikërisht mesfushori i Kosovës, Idriz Voca, i cili ka shënuar një supergol për Luzernin.
Voca ka goditur fortë dhe saktë nga rreth 20 metra për ta quar epërsinë e Luzernit në 0-1.
12' | 0:1 > Gooool! Erstes Tor für uns durch Idriz Voca!
— FC Luzern (@FCL_1901) February 9, 2020
Ky gol i Vocës erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes pas asistimit të Francesco Margiotta.
Goli ndaj Xamaxit ishte i dyti deri më tani këtë sezon për 22-vjeçarin e Kosovës. /Telegrafi/