Site icon Telegrafi

Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: Situatë e dhimbshme dhe e papranueshme

Marrëdhënia e Dianës dhe Arionit në Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar një stuhi reagimesh, duke trazuar jo vetëm rrjetin social, por edhe lidhjet familjare të të dyve.

Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i sezonit, dhe marrëdhënia e tyre ka kaluar në disa momente tensioni, ku reagimet nga jashtë janë bërë gjithnjë e më të pranishme. Një ngjarje që ka rënduar edhe më shumë këtë situatë ka qenë ardhja e motrës së Dianës në spektakël, e cila ka kërkuar largimin e menjëhershëm të motrës nga gara për shkak të gjendjes së rënduar të babait të tyre, i cili është shtrirë në spital.

Ajo nuk ka ngurruar të shprehë edhe pakënaqësinë për lojën e Arionit, duke thënë se ajo e penalizon shumë Dianën dhe ndikimi i saj në marrëdhënien e çiftit është negativ.

Kjo situatë ka bërë që të ngrihen më shumë pyetje dhe spekulime rreth marrëdhënies së çiftit, por gjithashtu ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga ana e familjarëve të Arionit. Ata janë shprehur përmes rrjeteve sociale, duke thënë mes të tjerash: “Mesazhi mbrëmë nuk ishte vetëm një shkelje e lirisë së individëve të përfshirë, por gjithashtu një mohim i mundësisë për të përjetuar një histori të bukur dashurie”.

“Të gjithë ne, si familje dhe shoqëri jemi dëshmitar të kujdesit që Arioni ka treguar për Dianën deri tani, dhe kjo është diçka që nuk mund të fshihet. Imponimi i mendimit të familjes së vajzës se “ne e urrejmë atë” është një situatë e dhimbshme dhe e papranueshme. Çdo ndërhyrje në një lidhje që ka potencial te ndërtohet mbi ndjenja te pastërta, besim dhe respekt reciprok, sjell dhimbje dhe konfuzion”, vazhdon mesazhi.

“Ky lloj imponimi është një ngacmim për ndjenjat dhe zgjedhjet e një personi. Diana, sikurse çdo individ tjetër, ka të drejtën të dashuroj dhe të respektohet në zgjedhjet e saj. Mbrëmë kemi marrë qindra mesazhe mbështetjeje, dhe jemi thellësisht falënderues për përkahjën nga publiku dhe fjalët inkurajuese. Pavarësisht situatës, ne vazhdojmë të qëndrojmë prapa Arionit dhe të mbështesim çdo vendim të tij në këtë udhëtim”, ka përfunduar familja. /Telegrafi/

Foto: Arionrex/Instagram
Exit mobile version