Ylli i Brentford, Ivan Toney ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur për një ‘klub të madh’, pasi vetëm sot e ka kryer dënimin që e kishte marr për vënie të basteve.
Sulmuesi anglez u kthye nga një ndalim tetë muajsh të mërkurën, ka shprehur më herët mirënjohjen e tij ndaj Brentfordit dhe pretendoi se ai duhet t’ia shlyejë klubin këtë gjë tani.
Por komentet e tij të fundit për të ardhmen e tij, tregojnë se lojtari është tërhequr nga ofertat e mëdha që po i vijnë.
“Nuk mund të parashikosh kurrë se kur është koha e duhur për të lëvizur diku tjetër, por mendoj se është e qartë se dua të luaj për një klub të madh. Të gjithë duan të luajnë për një klub të madh, që është duke luftuar për tituj”.
“Kush e di nëse është ky janar koha e duhur që një klub të hyjë dhe të paguajë paratë e duhura? Por fokusi im kryesor është të bëj atë që bëj në fushë dhe ta lë prapavijën të kujdeset për punët tjera”, ka thënë Toney për Sky Sports.
Gjigantët e Ligës Premier, Arsenali dhe Chelsea, të cilët kanë qenë prej kohësh admirues të anglezin, do të inkurajohen nga komentet e tij të fundit. /Telegrafi/