Telegrafi

Mes emocioneve dhe krenarisë, përcillet diplomimi i 448 kadetëve të Policisë së Kosovës

Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të 448 kadetëve të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.

Mes krenarisë e lotëve që përcillnin emocionet, policët më të rinj në vend u betuan që do të shërbejnë me nder ndaj shtetit, shkruan Telegrafi.

Elion Rrustemi, polic i Kosovës tha se të jesh polic, t’i shërbesh shtetit është krenari dhe privilegj.

“Gjatë trajnimit nuk kemi pas shumë vështirësi, e kemi pas përkrahjen prej majorit e deri te instruktorët. Jemi mundu edhe ne, është një ndiejnë e papërshkrueshme, është nder, krenari dhe privilegj me i shërbyer vendit tonë”, tha ai.

Edhe Gentrit Drenica, zyrtar policor tha se arsyeja që ai ka vendos të jetë polic është e kaluara historike e Kosovës.

“Ka qenë një shtysë shumë e madhe familja, por edhe e kaluara historike e Kosovës. Kemi qenë një popull i vuajtur për atë arsye kam mendua që mundem me shërbyer në Policinë e Kosovës. Është një ndiejnë e madhe, e mirë, e papërshkrueshme”, tha ai.

Pjesëmarrës në ceremoninë e diplomimit të kësaj gjenerate ishin edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Bensik Bislmi, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ministra të tjerë të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/