Telegrafi

Merren vesh dimensionet e Samsung Galaxy S6

Edhe pse zyrtarizimi i këtij modeli ende nuk është bërë nga Samsung, kompania jugkoreane tashmë ka filluar ta nxis publikun me disa detaje të këtij modeli, për të cilin ka thënë se do të jetë inovativ.

Spigen tashmë i ka listuar mbështjellësit e Galaxy S6 në Amazon, raporton Droid-Life duke e lënë të kuptohet se tashmë dihen dimensionet e Samsung Galaxy S6, pozicionin e kamerës së pasme dhe sensorin e të rrahurave të zemrës.

Sipas këtij publikimi thuhet se Spigen ka qenë e saktë edhe në të kaluarën me detajet për telefonat e Samsung dhe telefonat tjerë, për të cilët në shumicën e rasteve i ka zbuluar detajet dhe mbështjellësit e tyre para se këta telefona të lansohen.

Bazuar në këto fotografi thuhet se Galaxy S6 do të vijë në këto dimensione; 143.52 x 70.70 x 7.19 mm. (Telegrafi)