Site icon Telegrafi

Merr fund ëndrra e Guild Ealges për t’u kualifikuar në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’, humbën nga GamerLegion

Ekipi nga Kosova, Guild Eagles është mposhtur sot (e shtunë) nga ekipi gjerman, GamerLegion, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Guild Eagles ishte të pafat edhe ditën e sotme duke u mposht 2-0 me ‘mapa’ nga GamerLegion.

Mapi i parë ishte në ‘vertigo’ i zgjedhur nga GamerLegion, të cilët fituan me rezultat 13:11.

Edhe në mapin e dytë ‘mirage’, të zgjedhur nga djelmoshat tanë, rezultati ishte i njëjtë 13:11 në favor të GamerLegion.

Pas humbjes së para dy ditëve nga danezët e Escstatic, Guild Eagles shënoi fitore ndaj ekipit rus BetBoom Team me rezultat 2-0, duke mbajtur ‘gjallë’ shpresat për kualifikim.

Megjithatë, kjo humbje e sotme do të thotë eliminim i plotë dhe pamundësi për t’u kualifikuar në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’. /Telegrafi/

Exit mobile version