Ballkani ka arritur që të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Shkupit, kësaj radhe me rezultat 1-0, duke bërë një arritje historik, pasi është kualifikuar për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Suahrekasit kishin fituar edhe ndeshjen e parë 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 ka kaluar tutje.
Dy nga tri golat e Ballkanit u shënuan nga Meriton Korenica i cili në momentet vendimtare u tregua shumë i rëndësishëm dhe vendimtar.
Ylli i Ballkanit, fillimisht shënoi një super gol në stadiumin ‘Toshe Troeski Arena’, cili doli të jetë i fitores për atë takim.
https://www.youtube.com/watch?v=95kJ9Q8skYs&ab_channel=AlbanianFootball
Edhe sot kur Ballkani sulmoi me të gjitha forcat dhe kishte shumë raste, në skenë doli sërish Korenica i cili përcolli aksionin deri në fund duke e tundur portën nga afër.
Korenica ka shënuar katër gola për Ballkanin në garat evropiane, duke u dëshmuar si njeriu kyç në formacionin e Ilir Dajës.
Pa dyshim që sukses të madh ka edhe Albion Rrahmani që ka shënuar 7 gola në garat evropiane, ndërsa shënoi edhe ndaj Shkupit, ndërsa asistoi edhe sot. /Telegrafi/