Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur në Rrogozhin, ku një burrë rreth të 50-ave, është pickuar nga merimanga e zezë.
ABC mëson se bëhet fjalë për Hasbi.K, i cili ka përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë për shkak të picikimit nga merimanga e zezë.
Aktualisht personi në fjalë ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ende nuk ka marrë kundërhelmin, ku nga ana e mjekëve po mbahet nën trajtim intensiv.
Hasbi.K mësohet se ka qenë në banesën e tij në qendër të Rrogozhinës, kur është pickuat nga insekti helmues. Fillimisht ai ka marrë ndihmë në spitalin e Rrogozhinës më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT, ku po merr trajtim në gjendje kritike për jetën.
Burime për ABC bëjnë të ditur se është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur kundërhelmin ndaj merimangës së zezë të cilët kanë kontaktuar me disa vende nga rajoni.
Mësohet se ditën e nesërme pritet që nga Mali i Zi të vijë edhe kundërhelmi që mund t’i shpëtojë jetën 50-vjeçarit nga Rrogozhina./abcnews.