Site icon Telegrafi

Meridian Express solidarizohet me muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tani është bërë traditë e Meridian Express ndërmarrja e veprimeve vetëdijësuese, lidhur me fushatën kundër kancerit të gjirit nëpër të gjitha marketet.

Muaji tetor siç njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit, përkrahet edhe këtë vit nga Meridian Express e cila po ndërmerr veprime vetëdijësuese duke iu bashkangjitur kështu fushatës botërore për këtë qëllim.

Prandaj këtë vit, Meridian ka vendosur shenjën simbolizuese të fushatës botërore për kancerin e gjirit në uniformën e punonjësve të marketeve të saj, si shenjë e solidarizimit me personat e diagnostifikuar nga kjo sëmundje si dhe rritjen e vetëdijësimit për zbulim të hershëm dhe parandalim të kancerit në gji.

Si rrjet i marketeve në vendin tonë, ne kemi dashur që të ndihmojmë dhe të bashkohemi në fushatën për kancerin e gjirit. Marketet tona frekuentohen nga dhjetëra mijëra gra dhe burra gjatë ditës, nëna dhe vajza të moshave të ndryshme, të cilat duhet të jenë të mirë-informuara për këtë sëmundje, prandaj të gjitha gratë dhe femrat i këshillojmë të ndërgjegjësohen, të bëjnë kontrollat e nevojshme me kohë sepse diagnostifikimi i hershëm shpëton jetën. Misioni ynë është që përmes kësaj kampanje, të kujdesemi për shëndetin e konsumatorëve tanë dhe kjo fushatë e përmbushë këtë synim që ne e kemi, për çdo ditë” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere për Marrëdhënie me Publikun në Meridian Express.

Po ashtu në secilin prej 39 marketeve të saj, Meridian Express ka vendosur postera për rritjen e vetëdijesimit për këtë sëmundje e cila shënohet në të gjithë botën, përgjatë muajit tetor.

Exit mobile version