Site icon Telegrafi

Meridian Express me kampanjën ‘Barazo Faturën’ mbështet fëmijët e SOS Fshatit për të pestin vit me radhë

Për vitin e pestë me radhë rrjeti i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale “Barazo Faturën”.

Përmes kësaj fushate të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.

Pas çdo blerje që bëjnë , konsumatorët kanë mundësi të barazojnë faturën, duke dhuruar shumën e mbetur nga fatura për SOS Fshatin. Për hir të transparencës së kampanjës, konsumatorët pranojnë faturën fiskale ku secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit.

Yllka Mustafa-Vejsa, menaxhere për Marrëdhënie me Publikun dhe Reklamim në Meridian Express, tregon që gjatë kësaj kampanje, këtë vit janë mbledhur 3,622.35 euro.

“Jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë ne mund të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmasimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit”, tha Mustafa-Vejsa.

Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj tashmë për disa vite me radhë përmes fushatës “Barazo Faturën” ka përkrahur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët në rrezik.

“SOS Fshati i Fëmijëve në Kosovë falënderon Meridian Express dhe të gjithë konsumatorët e saj për përkrahjen e tyre. Me përkrahjen dhe ndihmën tuaj ne mund të vazhdojmë të sigurojmë një familje të ngrohtë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët në rrezik”, shtoi Albana Zogu, udhëheqëse për mbledhjen e fondeve në SOS Fshatin e Fëmijëve.

Kjo iniciativë nga Meridian Express dhe konsumatorët e saj, tashmë është bërë traditë gjatë viteve të fundit.

Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe këtë e dëshmon dhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ si dhe anëtarësimi i saj në nivel të grupit në Forumin Ekonomik Botëror.

Exit mobile version