Pritjet për të dalë nga Kosova duket se janë rikthyer mëngjesin e sotëm në disa pikë kalime kufitare, veçanërisht në Merdare.
Në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të cilat janë përditësuar pak para orës 09:00, thuhet se në Merdare pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 3 orë, ndërsa kolona e mjeteve është 500 metra.
Ndryshe është situata në hyrje në këtë pikë kalim kufitar, pasi pritjet janë deri në 15 minuta.
Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona është deri në 40 metra. Në hyrje pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.
Tek Dheu i Bardhë pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje janë deri në 15 minuta. /Telegrafi/