Një Mercedes i vozitur nga legjendat e Formula 1, Stirling Moss dhe Juan Manuel Fangio, është shitur për një rekord prej 42.75 milionë funte (51.155 milionë euro) në ankand.
W196 R Stromlinienwagen u drejtua nga pesë herë kampioni i Argjentinës në F1, Fangio, ndërsa fitoi Çmimin e Madh të Buenos Aires 1955, përcjell Telegrafi.
Moss i Britanisë voziti veturën në Çmimin e Madh të Italisë në Monza të njëjtin vit, duke vendosur gjiron më të shpejtë me një shpejtësi mesatare 215 km/h, përpara se të tërhiqej.
Modeli u shit nga RM Sotheby’s në muzeun Mercedes në Shtutgart, Gjermani, në emër të Indianapolis Motor Speedway (IMS) dhe është bërë vetura më e shtrenjtë që ka garuar për Çmimin e Madh e shitur ndonjëherë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një tjetër ish-Fangio Mercedes W196 nga viti 1954.
W196 R, një nga vetëm katër ekzistues, kishte një çmim të vlerësuar prej më shumë se 50 milionë euro, me vendimin e fundit duke zbritur në 46.5 milionë euro. /Telegrafi/