Edhe pse Mercedes ka konfirmuar tashmë një gjeneratë të ardhshme S-Class me motorë me djegie dhe sisteme elektrike, modeli aktual nuk ka marrë ende përditësimin e tij.
Ndërsa modeli i ri do të dalë në treg në vitin 2026 kur ai kryesor të marrë një përditësim të madh.
Marka luksoze gjermane ndau lajmin si pjesë e një njoftimi më të gjerë se si planifikon të kthehet në “rrugën e duhur” pas një rënie të shitjeve në 2024, përcjell Telegrafi.
Vitin e kaluar, CEO i Mercedes, Ola Kallenius foli shkurtimisht për modelin e rifreskuar, duke thënë se kompania “investoi shumë në përditësimin e modelit të motorit të ri me djegie S-Class”.
Disa nga investimet mund të kenë të bëjnë me motorët me karburante.
Në anën tjetër të linjës, marka po e fillon këtë vit me gjeneratën e tretë CLA, të kompletuar me motorë me djegie dhe energji elektrike.
Mercedes gjithashtu konfirmoi planet për versione thjesht elektrike të GLC dhe C-Class.
Është interesante se nuk i referohet këtyre modeleve si EQC SUV dhe EQC.
Ndryshe, prodhuesi i njohur synon të prodhojë dhjetëra vetura tjera nga tani deri në fund të vitit 2026. /Telegrafi/