Site icon Telegrafi

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen – zbulohen disa detaje

Pas vitesh spekulimesh dhe thashethemesh, Mercedes-Benz më në fund ka konfirmuar se do të ndërtohet një version më i vogël i G-class.

Bëhet e ditur se njoftimi vjen si pjesë e një prezantimi të marrëdhënieve me investitorët nga Mercedes-Benz, përcjell Telegrafi.

Ndërsa çdo detaj përtej ekzistencës së modelit të ri G-Class mbetet mister.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se ai do të shitet ekskluzivisht si një EV.

Ndryshe, si pjesë e të njëjtit njoftim, Mercedes konfirmoi planet për të ndryshuar në mënyrë drastike gjuhën e tij të dizajnit. /Telegrafi/

Exit mobile version