Larja e enëve dhe e kallëpeve me plot njolla nga pjekja e ëmbëlsirave, por edhe nga yndyra, mund t’ju duket punë e rëndë
Po ju sjellin truket të cilat do t’jua lehtësojnë jetën.
Kallëpet dhe enët nga qelqi
Për pastrim ju duhet detergjent i lëngët për larje enësh, sodë buke, ujë, folie alumini dhe një brushë e vjetër e dhëmbëve. Futeni brushën në detergjent, pastaj në pak sodë buke. Duke bërë lëvizje rrethore, mbuloni me pastë të gjitha njollat në qelqin e enës, transmeton Telegrafi.
Për tava përdorni leckën për lyerje. Lëreni të qëndrojnë 20-30 minuta. Pastaj zhubrosni (rrudhni) folien e aluminit dhe me të fërkoni dhe zbusni njollat.
Pas këtyre veprimeve, enët do të shkëlqejnë.
Enët nga alumini
Përbërësit të cilët do t’ju duhen janë uji, uthulla e bardhë e distiluar, tenxherja për zierje dhe sfungjeri për fërkim. Mbusheni tenxheren në përpjesëtim të njëjtë të ujit dhe uthullës së bardhë. Pastaj prisni që të vlojë.
Pas vlimit, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni që të ftohet në temperaturë dhome. Njomeni sfungjerin dhe filloni t’i pastroni kallëpet.
Dhe në fund, lani me ujë të ngrohtë dhe detergjent për enë dhe lini të thahen.
Enët nga çeliku i pandryshkur
Ju nevojitet peroksid hidrogjeni, soda e bukës dhe sfungjeri i vrazhdë. Qitni një shtresë sode mbi tavë dhe kallëp. Pastaj shtoni shtresën e peroksidit të hidrogjenit në majë dhe në fund, edhe një shtresë sode buke.
Lërini ashtu një deri në dy orë dhe pastaj fërkoni me sfungjerin e vrazhdë.
Njollat, k[shtu do të eliminohen me lehtësi. /Telegrafi/